A2CNN, vëzhgim në Bulqizë, frika nga helmimi, banorët nuk konsumojnë ujin e pijshëm

Në këto ditë, uji është shqetësimi më i madh për banorët e lagjes së vjetër në Bulqizë. Pas 144 rasteve të dyshuara me helmim, ata thonë se nuk e nuk e konsumojnë ujin prej ditësh.

Përgjatë 5 ditëve, të fundit 104 të rritur dhe 40 fëmijë përfunduan në urgjencë me shenja helmimi. Sipas mjekëve, asnjë prej tyre nuk ishte në gjendje të rënde dhe nuk ka pasur nevoje për shtrim, kurse këtë të martë, kërkuan ndihmë vetëm tre banorë.

Sakaq, në Drejtorinë e Shëndetit Publik të Bulqizës mbërritën analizat e para. Uji nuk rezulton me ndotje bakteriale.

Një ditë më parë, specialistë të Shëndetit Publik në Tiranë kanë marrë mostra të tjera uji për të kryer dhe analizat kimike për të parë nëse uji ka ndotje nga elemente kimike. Përgjigjet dalin pas 5 ditësh.

Ujësjellësi i lagjes së vjetër në Bulqizë, aty ku ndodhet dhe miniera e kromit i ka burimet në thellësitë e galerive. Por drejtori i ujësjellësit, i kontaktuar nga A2CNN, përjashtoi faktin që uji të ndotet gjatë shpërthimeve në galeri

Shkarkoni aplikacionin e A2