Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Abetaret shqiptare në muze, historia 100-vjeçare e mësimit të shkronjave shqipe e ekspozuar

Nga A2 CNN
16 Shtator 2020, 16:32 | Kulturë
Abetaret shqiptare në muze, historia 100-vjeçare e mësimit

Ishte viti 1844 kur për herë të parë shqiptarët mund të kishin një abetare. Thuajse 176 vite më parë, këto faqe konsideroheshin si arma më e fuqishme për t’u shkëputur nga varësia e arsimit në gjuhë të huaja.

Quhej Evetari shqip i Naum Veqilharxhit dhe e gjeni të ekspozuar në muzeun historik kombëtar.

Kjo abetare bashkë me shumë të tjera, thuajse 100 vite histori të mësimit të shkronjave janë nxjerrë nga arkivat e Bibliotekës Kombëtare për të rrëfyer një histori të dijes, që vinte nga përtej kufijve.

Një nga abetaret më joshëse për studiuesit është ajo e realizuar nga Kostandin Kristoforidhi, i cili në vitin 1867 botoi një abetare në gegërisht dhe një në toskërisht për t’i treguar edhe turistëve të huaj sa e pasur ishte gjuha shqipe.

A2 CNN Livestream

Dita jonë