Aborti ndëshkohet me burg, Alabama miraton ligjin më të ashpër në SHBA

Senati i Alabamës i dha dritën jeshile ligjit më të ashpër kundër abortit në shtetet e bashkuara. Ai parashikon dënime të rënda deri me burgim të përjetshëm për mjekët që praktikojnë. Projektligji, që ju kalua guvernatores republikane Kay Ivy për nënshkrim, nuk lejon ndërprerje të shtatzënisë as në rastet e përdhunimit apo incestit, por vetëm kur jeta e gruas është e rrezikuar apo kur fetusi ka anomali vdekjeprurëse. Guvernatorja nuk është deklaruar nëse do ta firmosë, ose jo projektligjin, por ajo shihet si një kundërshtare e fortë e abortit. Debatet që paraprinë votimin në senat, ishin të forta..