Abuzimet me çmimet, Tatimet: U rritën nga grosistët, do të ketë penalitete – A2

Abuzimet me çmimet, Tatimet: U rritën nga grosistët, do të ketë penalitete

Mbi 200 ankesa kanë mbërritur në adresë të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ndërsa institucioni ka arritur të kryejë kontrolle në 130 subjekte deri tani, pas raportimeve për rritje abuzive të çmimeve që prej nisjes së zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. “Sigurisht që rritja e çmimeve ka ardhur nga grosistët, ka pasur një rritje artificiale dhe për këtë arsye komisioni i posaçëm në Ministrinë e Financave do të vendosë penalitetet. Sigurisht që nuk janë tregtarët me pakicë që kanë impaktuar rritjen e çmimeve, por janë grosistët”, tha ajo në një intervistë ekskluzive për A2 Business Week.