Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Abuzimi në shkolla, Mehmeti: Një pjesë e drejtorëve janë pijedashës. Jemi shoqëri që i dhunojmë femrat nga lindja deri në vdekje

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2021, 20:46 | Aktualitet
Abuzimi në shkolla, Mehmeti: Një pjesë e drejtorëve

Ndriçim Mehmeti, ekspert i arsimit, u shpreh në Debat me Alba Alishanin, aty ku u diskutua për abuzimin me të miturit në shkolla dhe familje, së shoqëria shqiptare është maskiliste dhe i dhunon femrat gjatë gjithë jetës.

“Kemi dështuar në shumëçka dhe po bëjmë shumë pak. Në institucionet publike nuk ka kushte pune, është e pamundur që me 2300 nxënës dhe me tre shkolla me një psikolog, e ka të pamundur, sado ai t’i ketë të gjitha parimet dhe të jetë njeriu më i përkushtuar. Ne jemi një shoqëri maskiliste që i dhunojmë nga lindja dhe deri në vdekje femrat. Shumicën e femrave i shohim si objekt seksual dhe jo si partnere të denja në shoqëri. Në familje nuk nxitet dialogu. Ne këtë mentalitet kemi.

https://a2news.com/2021/11/09/abuzimi-me-femijet-sociologia-temat-me-natyre-seksuale-te-veshtira-te-trajtohet-nga-shqiptaret/

Kemi familje që kanë ikur dhe fëmijët ua kanë lënë gjyshërve, të cilët nuk e kuptojnë këtë brez. Ajo që është më e rëndësishmja, shkolla nuk bën proces edukativ. Shkolla jonë e ka kthyer mësuesin në sekretar që mban shënime, në fund ne na duhen statistika si domatet.

Ne kemi 3 hallka që duhet të menaxhojnë shkollën, por s’po e menaxhojnë dot. Drejtorët, një pjesë e të cilëve janë pijedashës, kemi oficerin e sigurisë dhe shërbimin psikologjik. Çfarë bëjnë këta të tre? Këtu zbulohet ose nga sanitarja ose nga televizionet. Pasi vihen prangat, ai harrohet dhe del nga burgu. Në fund, si është procesi i rehabilitimit? Ne nuk kemi mekanizma referimi”, u shpreh Mehmeti.

https://a2news.com/2021/11/09/abuzimet-me-femijet-irena-shanaj-psikologet-e-shkollave-publike-te-mos-qendrojne-ne-rolin-e-spektatorit/

A2 CNN Livestream

Dita jonë