Drejtori për sigurinë e fluturimeve në Aviacionin Civil, Feliks Baci, shpjegon arsyet se pse fluturimi i parë zyrtar drejt aeroportit të Kukësit u bë nga Tirana dhe jo nga Londra siç ishte premtuar.
“Arsyeja sepse fluturimi i parë nuk ishte direkt ishte sepse pas certifikimit duhet një informacion në organizmat ndërkombëtare dhe kompanive ajrore”, tha ai për A2.
Sipas Bacit, aeroporti i Kukësit i plotëson të gjitha kriteret e sigurisë, pasi në të kundërt fluturimi i ditës së diel nuk do të ishte zhvilluar.
“Kryeministër në bordin e avionit është piloti, ai nuk do ë ulej kurrë po mos të ishin të gjitha standardet”, vijon Baci.
Eksperti për aviacionin civil shprehet se leverdishmëria ekonomike e këtij aeroporti nuk do të përcaktohet vetëm nga lidhja me linjat ajrore low-cost, por edhe nga sa do të arrijë të integrohet në strukturën ekonomike të zonës.
Destinacionet e para që pritet të nisin fluturimet nga Kukësi janë drejt Londrës, Veriut të Italisë, Gjermanisë dhe Zvicrës.