Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Aeroporti i Vlorës, 4 vite nga premtimi i Kryeministrit

Nga A2 CNN
16 Shtator 2019, 19:30 | Aktualitet
Aeroporti i Vlorës, 4 vite nga premtimi i Kryeministrit

“Ne po negociojmë shumë fort me koncensionarin në Tiranë për të bërë të mundur që të vazhdojmë me ndërtimin e aeroporteve, të Kukësit, Vlorës dhe Sarandës. Janë 3 aeroporte të domosdoshme për të cilat ka interesim real”, do të deklaronte kohë më parë kryeministri Edi Rama.

Nisur si një premtim elektoral i zgjedhjeve të vitit 2015, aeroporti i Vlorës, së bashku me atë të Kukësit e të Sarandës kanë ndjekur një rrugë të ngadaltë e të vështirë drejt realizimit të tyre.

https://a2news.com/2019/09/16/aeroporti-i-vlores-rama-mund-te-ndertohet-dhe-me-parate-e-buxhetit-do-te-kete-3-funksione/

Pengesa kryesore asokohe shihej kontrata koncesionare me Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, që mbante ekskluzivitetin e fluturimeve në territorin e vendit. Pas negociatave, qeveria ra dakord t’i zgjaste afatin kontratës koncesionare, si një formë kompensimi për trafikun e munguar.

Teksa Kukësi u ndesh me problemin e amortizimit të pistës e pajisjeve dhe faktin se kurrë nuk ishte kryer një studim fizibiliteti i saktë, për Vlorën qeveria ishte më optimiste. Një konsorcium prej 3 kompanish turke, të njëjtat që sapo kishin përfunduar aeroportin e tretë të Stambollit, ishin shprehur të gatshme të ndërtonin me fondet e tyre këtë vepër.

Qeveria nisi menjëherë punën, por pas një viti negocimi dhe rreth 200 mijë eurove të shpenzuara, Ministria e Infrastrukturës njoftoi se ato kishin dështuar.

“Pala turke shtroi kërkesa të papranueshme palën shqiptare për sa i përket kompensimit që shteti shqiptar duhet të bënte në disa modalitete të diskutuara kohë më parë dhe që ishin mbyllur” deklaronte Artan Shkreli.

Mbi një mandat pas shpalljes së ambicieve të kryeministrit, ende asnjë avion nuk është ngritur nga territori shqiptar, përveçse nga pista e Rinasit. Aeroporti i Vlorës do të ndërtohet, por tashmë me paratë e shqiptarëve. Vetëm një muaj më parë qeveria ka hapur tenderin për masterplanin e këtij aeroporti, ndërsa në skajin tjetër, në Kukës, ende vijojnë punimet.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli