Aeroporti i Vlorës, ambientalistët: Do të dëmtonte ekosistemin

Organizatat e Shoqërisë Civile Mjedisore Kombëtare dhe Ndërkombëtare i kanë drejtuar një letër Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për anulimin e planeve për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë. “Ndërtimi i këtij aeroporti do të dëmtonte në mënyrë të pakthyeshme ekosistemin e peizazhit të kësaj zone”, thonë specialistët. Dy prej tyre ishin të ftuar në “Dita jonë”.