Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Afera e inceneratorëve, Këlliçi: Brenda pak ditësh një nga përgjegjësit do të shkojë para drejtësisë

Nga A2 CNN
28 Tetor 2021, 22:02 | Ekonomi
Afera e inceneratorëve, Këlliçi: Brenda pak ditësh

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi paralajmëroi në “Absolut 4” një arrestim brenda pak ditësh në lidhjen me aferën e ashtuquajtur të inceneratorëve që sipas tij, deri në fund do t’iu kushtojë shqiptarëve në total rreth 500 milionë euro.

Këlliçi shprehet se para drejtësisë do të vihet një nga përgjegjësit e nënshkrimit të kontratave dhe kjo vjen si marrëveshje për të shpëtuar Ramën dhe bashkëpunëtorët e tij.

https://a2news.com/2021/10/28/inceneratoret-nje-afere-financiare-soko-ne-fier-investitori-mori-7-mln-usd-ne-vit-pa-bere-asgje/

“Duam të bëhet transparencë për opinionin publik për këto 3 afera që në radhë të parë dëmtojnë shëndetin. Në përfundim të kësaj afere nuk është çudi që shifra të shkojë më shumë se 500 milionë euro në total. Uroj që me përfundimin e këtij komisioni, SPAK të reagojë. SPAK duhet të jetë aktiv të hetojë çdo ngjarje të dyshimtë. Unë uroj që në fund të kësaj punë dhe çështjeje, personat përgjegjës, dhe duhet të nisi që nga personat me imunitet dhe të mbrojtur, duhet të mbajnë përgjegjësi.

https://a2news.com/2021/10/28/inceneratoret-shano-patatja-e-nxehte-ne-duart-e-qeverise-nuk-eshte-zbatuar-ligji-ne-asnje-moment/

Gojët e liga thonë që brenda pak ditësh, një ndër personat direkt përgjegjës për nënshkrimin e kontratave, do të çohet përpara drejtësisë. Por kjo do të vijë si një marrëveshje e kryeministrit për të shpëtuar veten e tij. Nuk jam i sigurt, por po e them në emisionin tuaj. Kjo është e pamjaftueshme, për këtë duhet të mbajnë përgjegjësi të gjithë”, tha deputeti demokrat në “Absolut 4”.

https://a2news.com/video/belind-kellici-deputet-i-pd-i-ftuar-ne-absolut-4-ku-u-diskutua-per-inceneratoret/
https://a2news.com/video/inceneratoret-bogdani-eshte-nje-piramide-qe-ka-nisur-nga-elbasani-dhe-nuk-po-mbaron/
https://a2news.com/video/baumann-e-ardhmja-e-shqiperise-eshte-pa-inceneratore-do-te-mbesin-si-muzeum-nje-histori-e-keqe/
https://a2news.com/2021/10/28/jemi-ne-situate-karteli-ekonomik-dhe-politik-shano-shteti-po-i-krijon-vete-monopolet/

A2 CNN Livestream

Dita jonë