Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Afera e inceneratorëve, Meta: Kemi drejtësi me regji, janë larguar disa ministra që e kanë kundërshtuar

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2022, 21:52 | Politikë
Afera e inceneratorëve, Meta: Kemi drejtësi me regji, janë

Renditja e Shqipërisë në listën e vendeve më të korruptuara për presidentin Ilir Meta vjen si pasojë e drejtësisë së kapur, e cila sipas tij funksionin me regji.

Kreu i Shtetit përmendi si rast aferën e inceneratorëve, për të cilën tha se po bëhen koka turku dhe shtoi se për shkak të saj janë larguar disa ministra që e kanë kundërshtuar.

“Tani merrni dhe studioni vetëm aferën e inceneratorëve, 430 milionë euro nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, dhe do të shikoni se çfarë grupi i strukturuar kriminal e qeveris këtë vend. Dhe këto janë denoncuar edhe nga Ilir Meta edhe nga aktorë të tjerë prej më shumë se një viti më parë. Por natyrisht që hetimet nuk mund të shkojnë aty ku duhet, ku është burimi i problemit në këshillin e ministrave.

Kemi ministra që janë larguar nga detyra për shkak të kundërshtimit që i kanë bërë kësaj afere dhe paligjshmërisë së saj. Kemi disa ministra Drejtësie që e kanë kundërshtuar, drejtorë që e kanë kundërshtuar. Ajo është ekspozuar kudo, pavarësisht se kemi drejtësi me regji. Bëhen koka turku për të shpëtuar kokën e vërtetë të këtij korrupsioni dhe kleptokracie”, tha Meta gjatë Intervistës me Merita Haklajn.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë