Agjencitë dhe guidat turistike, pas një 2020-te zhgënjyese, pak pritshmëri për këtë vit

Viti i kaluar u mbyll me humbje të mëdha për agjencitë turistike, që u ndëshkuan nga ndalimi i lëvizjes së lirë të njerëzve, ndryshe nga strukturat hoteliere që u mbështetën edhe nga turizmi i brendshëm. Pavarësisht dëshirës për të qenë optimist, ecuria e këtij viti për ta varet shumë nga faktori i vaksinimit, që do të jetë përcaktues si për turistët që vijnë, ashtu edhe për ata që ikin.