Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Agjërim në kohë pandemie, myftiu i Tiranës: Sprovën ta kthejmë në fuqi

Nga A2 CNN
24 Prill 2020, 09:35 | Aktualitet
Agjërim në kohë pandemie, myftiu i Tiranës: Sprovën ta

Besimtarët myslimanë nisën muajin e shenjtë të Ramazanit, në një situatë aspak normale, në kushtet e pandemisë.

Myftiu i Tiranës, Lauren Luli, foli në A2 për muajin e Ramazanit në kushte pandemie. Ai bëri thirrje që kjo sprovë të kthehet në fuqi.

“Ramazani i këtij viti na gjen në një situatë të pazakontë. Tashmë është dita e parë dhe ne jemi futur në një Ramazan që nuk e kishim besuar ndonjëherë që do ta përjetonim në këtë formë. Megjithatë, ne kemi marrë të gjitha masat që të ketë vijueshmëri, por kryesorja është që të mos rrezikohet jeta e besimtarit. Në këtë kuadër, të gjithë besimtarët duhet të evitojnë tubimet. Për këtë arsye, xhamitë tona nuk do të frekuentohen. Brenda një feste është edhe e premtja e shtatë, por që nuk e frekuentojnë dot. Këto adhurime të bëhen individuale në shtëpitë e tyre. Shoh një sjellje krejt ndryshe nga besimtarët, jam i sigurt që edhe në këtë situatë, sprovën ta kthejnë në forcë. Ka një mobilizim nga të gjithë besimtarët për të ndihmuar në këtë ditë të vështira”.

Myftiu i Tiranës theksoi se kontakti ka qenë i vazhdueshëm me besimtarët në këto ditë, për t’i ardhur në ndihmë edhe familjeve në nevojë.

“Ne kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë besimtarët. Unë i kam kërkuar të gjithë stafit tim që të kenë kontakte me të gjithë besimtarët, pasi në këto ditë ne përballemi edhe me nevoja, të moshuar që nuk dalin dot nga shtëpia, apo familje në nevojë. Ne kemi përdorur rrjetet sociale që komunikimi ynë me ta të vazhdojë”

Një apel për të gjithë besimtarët: “Në këto ditë të begata, t’i përkushtohemi adhurimeve personale, të plotësojmë ato mangësi individuale që ne kemi. Të kalojmë kohë me familjen dhe të mos harrojmë lutjet tona që shkojnë për mirëqenien dhe të gjithë botën”.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë