Aksion si në filma, Roja Bregdetare kap nëndetësen me 7 tonë kokainë

“Ndalo nëndetësen, tani!”. Nuk është një fjali e marrë nga një film i Hollywood-it, por një aksion i Rojës Bregdetare amerikane në ujërat e Oqeanit Paqësor, më 18 qershor.
Ushtarakët identifikuan një mjet lundrues, që më pas u identifikua si njëlloj nëndetëse e prodhuar në mënyrë artizanale nga një grup kriminal po tentonte të transportonte në territorin e SHBA një sasi gjigante kokaine, rreth 7 tonelata, për një vlerë në treg që tejkalon 569 milionë dollarët.
Sipas statistikave, vetëm një pjesë e vogël e këtyre mjeteve identifikohet nga forcat e rendit, pavarësisht kontrolleve të vazhdueshme.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN