Aksioni i IKMT: Në Ksamil do të shemben 35 objekte pa leje, në Velipojë 10

Aksionet e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje përgjatë vijës bregdetare kanë nisur mëngjesin e kësaj të hëne në plazhin e Velipojës dhe qytezën e Ksamilit në jug të vendit. Janë 45 objekte të identifikuara nga IKMT në të dy këto zona, të cilat do të prishen. 15 prej tyre janë në zonën e Velipojës, ndërsa 30 ndërtime të tjera në Ksamil.