Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Akti normativ anti-KÇK, Koçi: Të drejtat nuk mund të jenë atribut i gjykimit të Policisë

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2020, 16:35 | Aktualitet
Akti normativ anti-KÇK, Koçi: Të drejtat nuk mund të

Për pedagogët e Fakultetit të Drejtësisë, akti normativ anti-KÇK, ndonëse është një nisëm për t’u përgëzuar, bie ndesh me disa dispozita kushtetuese. “Më përpara, në leksionet e mia thosha organi procedues, por sot jam pak më i rezervuar për ta përdorur këtë metodologji”, thotë Alban Koçi, pedagog në Fakultetin e Drejtësisë.

Sipas tij, akti sjell një përballje me elementë të sigurisë juridike në kodin e procedurës penale. “Në gjykimin tim, Policia e Shtetit është forca më aktive në luftën kundër krimit, por sa i përket ndjekjes penale dhe asaj që duhet për të pasur sekuestrimin e pronave, duhet të jetë jo ekskluzive. Pra nuk mundet që disponimi i të drejtave kushtetuese, pronësore dhe të njeriut të jetë atribut i gjykimit të Policisë së Shtetit”, thotë Koçi.

Kompetencat që ka marrë Policia shkojnë akoma më larg. Akti normativ parashikon dhe afate hetimi të cilat janë ekskluzivitet i Prokurorisë. “Sistemi gjyqësor duhet të jetë i pavarur nga çdo lloj ndikimi. Dhe si i tillë është në ekskluzivitetin e tij të marrë në konsideratë apo jo sugjerimet që vijnë nga ato elementë proceduralë që në gjykimin tim janë ndihmës të ndjekjes penale”.

Në përbërje të Operacionit Forca e ligjit mes disa krerëve të institucioneve është Ministri i Brendshëm dhe drejtuesi i SPAK. Por në këtë rast, ministri është subjekt i Prokurorisë së Posaçme. “Kreu i SPAK nuk duhet të ulet me askënd dhe t’i japë llogari askujt”, thotë Koçi.

Një ditë më parë, Komisioni i Sigurisë, miratoi aktin normativ i cili pritet të kalojë për votim në Parlament.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani