Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Akti normativ, si u riorganizuan fondet për investime

Nga A2 CNN
30 Tetor 2019, 15:45 | Ekonomi

Qeveria duket se problemet me buxhetin, si në kahun e të ardhurave, ashtu edhe shpenzimeve, nuk i ka reflektuar as në Aktin Normativ të Tetorit, të miratuar tashmë nga parlamenti.

Sipas këtij ndryshimi në ligjin e buxhetit, investimet nuk do të preken, por do të ketë një rialokim fondesh në favor të punimeve për By-Pass-in e Fierit, shpronësimet e rrugëve, rikonstruksionin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, rikonstruksionin e Maternitetit të Vjetër, për Polin e Drejtësisë dhe argjinaturat lumore e kanalet ujitëse.

Por nga ana tjetër, ky riorganizim është bërë në dëm të investimeve të planifikuara për zhvillimin rural, sigurinë ushqimore, mbështetjen për energjinë, arsimin e lartë, arsimin profesional dhe infrastrukturën rrugore.

Irena Beqiraj

Ekspertët e ekonomisë apelojnë për kujdes me investimet publike, pasi ato ushqejnë ekonominë dhe krijojnë vende pune. Për Adrian Civicin, Dekan i Fakultetit Ekonomik në Universitetin Mesdhetar dhe Irena Beqiraj, ish zv.ministre e Financave duhet të ketë një listë prioritetesh për këto projekte nga qeveria.

“Priorizimi i shpenzimeve buxhetore është treguesi kryesor se sa seriozisht merret zbatimi i politikave prioritare të strategjisë së zhvillimit dhe se sa burimet tona financiare shkojnë ne funksion të prioriteteve, qoftë për shpenzime publike të rëndësishme si arsimi, shëndetësia etj,  por edhe në investimet publike si ato që kanë të bëjnë me zhvillimin e infrastrukturës”, thotë Civici.  

https://a2news.com/2019/10/30/investimet-publike-11-2-mld-leke-larg-planit/

Për Beqirajn, “përveç të ardhurave ardhur koha që të adresojmë sesi ecim me shpenzimet. Buxhetimi është proces që ka të dy pjesët, të ardhurat  dhe shpenzimet. Qeveria e ka të domosdoshme që t’ i japë prioritet investimeve”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani