Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Akuzat e ndërsjella Meta-Basha, Krasniqi: Kërkojnë të tërheqin vëmendjen e SHBA, duan të merren në konsideratë

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2021, 21:46 | Politikë
Akuzat e ndërsjella Meta-Basha, Krasniqi: Kërkojnë të

Përfshirjen e Ilir Metës në debat me kreun e opozitës, analisti Afrim Krasniqi e sheh si një përpjekje për të tërhequr vëmendjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas Krasniqit, Meta kërkon që të mbijetojë në politikë dhe në këto momente të gjithë po mundohen që të merren në konsideratë nga SHBA.

“Unë nuk mendoj se lëvizja e fundit e Metës ka të bëjë me zotin Basha. Lëvizja e tij e fundit ka të bëjë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me pritshmëritë që mund të kemi vitin e ardhshëm. Meta duhet të jetë në politikë dhe do të mbijetojë në një skenë ku nuk ka vend shumë për të moralshmit. Ka moment më të sikletshëm kur palët akuzojnë njëri-tjetrin, jo ti më detyrove të djeg mandatet. Këta tallen aq keq me këtë popull sa në një vend serioz nuk do i lejonin të kalonin në rrugë. Në disa nga argumentet kam qenë pjesë e negociatave me palën gjermane.  Meta po mundohet t’iu thotë SHBA të njëjtën gjë që thotë shqiptari me konceptin rural.

Në të gjithë historinë tonë e kemi parë dikë në fshat që bllokon fshatin dhe thotë që nëse do të hysh aty, duhet të negociosh me mua. Të gjithë po mundohen që të merren në konsideratë. E vetmja gjë që ka prishur pazarin është se një prej tyre ka vendosur të bëjë kompromis. Por nuk ka dallim janë e njëjta sjellje. Janë SHBA dhe ata e kanë thënë qartësisht, këtu çështja është për perspektivën e Shqipërisë. Presidenti ka bërë akte më të mëdha për injorimin e kushtetutës”, tha Krasniqi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë