Akuzat e prokurorëve italianë, zëvendësministrja e Brendshme: Të pabazuara në shifra zyrtare

Akuzat e fundit të prokurorëve italianë mbi kanabizimin e 1/3 së vendit, fuqizimin e klaneve shqiptare në trafikimin ndërkombëtar të drogave të forta dhe korrupsionin në nivele të larta të politikës së vend, zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda i ka komentuar nga Vlora.

Sipas saj, kjo nuk është fytyra e Policisë së Shtetit dhe se që prej vitit 2017 vendi ka bërë progres dhe ka intensifikuar luftën kundër kanabisit. Po sipas saj, këto janë lajme të pambështetura në statistika zyrtare të shtetit shqiptar dhe partnerëve ndërkombëtarë. “Ky nuk është një lajm zyrtar. Më erdhi shumë keq kur e pashë”, u shpreh Voda.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN