Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Akuzat e reja për krime, Thaçi dhe Veseli deklarohen të pafajshëm në Hagë

Nga A2 CNN
10 Maj 2022, 13:03 | Kosova
Akuzat e reja për krime, Thaçi dhe Veseli deklarohen të

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u deklarua i pafajshëm për akuzat e reja të paraqitura nga dhomat e specializuara me seli në Hagë. Gjatë fjalës së tij në seancën e 10 majit, Thaçi tha se nuk i ka kuptuar akuzat sepse kanë qenë shumë të redaktuara, por tha se deklarohet i pafajshëm.

“Deklarohem i pafajshëm, megjithëse lëndën nuk e kam lexuar dhe nuk e kam kuptuar, por deklarohem i pafajshëm”.

Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, tha se Prokuroria e Specializuar ka paraqitur tri kategori ndryshimesh në aktakuzën ndaj Thaçit dhe ish-udhëheqësve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Por, vetëm dy kategoritë e para përmbajnë akuza të reja. Akuzat e reja kanë të bëjnë për krime të pretenduara në dy qendra ndalimi në Suharekë dhe një qendër ndalimi në Gjilan.

“E them për publikun, që ka redaktime në aktakuzë dhe ato kanë të bëjnë kryesisht me emrat e dëshmitarëve dhe viktimave potenciale. Janë autorizuar prej meje në vendimin që kam dhënë”.

Po ashtu, Prokuroria e Specializuar ka përfshirë në akuzën e re, dyshimin për përfshirje të drejtpërdrejt në krime të Thaçit.

Para dhomave të specializuara ditën e martë doli edhe Kadri Veseli, i cili po ashtu u deklarua i pafajshëm. Ish-kryetari i parlamentit tha se i ka lexuar akuzat e reja, por dëshiron që procesi gjyqësor të fillojë sa më shpejt dhe të ketë të drejtën të shprehë pafajësinë e tij para qytetarëve të Kosovës dhe trupit gjykues.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi akuzohen për krime lufte dhe kundër njerëzimit. Aktakuza ndaj tyre u ngrit më 26 tetor të vitit 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu