Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Akuzat ndaj liderëve të Kosovës, bumerang për Perëndimin”, Islami: Qëllimi për rifreskim të elitave

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2020, 10:00 | Politikë
“Akuzat ndaj liderëve të Kosovës, bumerang për

Ish-ministri i Jashtëm, Kastriot Islami, i ftuar në Ditari, në A2 CNN, ka analizuar akuzat ndaj drejtuesve të Kosovës në Hagë. Në këndvështrimin e tij, Islami thotë se akuzat ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së mund të kthehet në bumerang për Perëndimin, BE-në, NATO-n dhe  SHBA-në që ka mbështetur luftën e Kosovës. Ai shprehu besimin se liderët kosovarë do të dalin të pafajshëm nga ky proces, pasi akuzat ndaj tyre janë asimetrike dhe duhet t’i bëheshin edhe lidershipit serb.

“Përshëndes deklaratat e drejtuesve të lartë të kosovës e UÇK-së në gjykatën e Hagës, besoj shumë që ato janë deklarata të ndershme e të drejta dhe shumë shpejt ata do të dalin të pafajshëm nga kjo akuzë, e cila është e vështirë. Shpresoj shumë që do të jetë pafajësia e drejtuesve, se kjo lloj akuze që u bëhet është asimetrike, nuk është e balancuar që duhej t’i bëhej lidershipit të lartë në Serbi.

E dyta, akuzat shkojnë shumë larg duke e konsideruar grup terrorist veprimtarinë e këtyre liderëve. Kjo mund të kthehet në bumerang për Kosovën e Perëndimin, NATO-n, SHBA-në e BE-në, që ka mbështetur luftën e Kosovës. I bie që Perëndimi ka mbështetur një grup terrorist dhe pavarësinë e Kosovës përmes këtij grupi. Është shumë e rëndë se duke goditur këto figura, e dëmton imazhin e luftës së Kosovës dhe rëndon vetë Perëndimin SHBA-në, BE-në e NATO-n që kanë mbështetur pavarësinë e Kosovës. Është e rëndë dhe për ata të kenë bashkëpunuar me grup terrorist. Shpresoj që të përfundojë mirë”, u shpreh Islami.

Sipas tij, procesi në Hagë mund të përdoret për rifreskim të elitave në Kosovë, që do ta çojë vendin drejt demokratizimin dhe anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare.

“E gjithë kjo lëvizje do të përfundojë me një alternim të elitave, mesa duket ka ardhur koha që kjo po bëhet përmes një mekanizmi të sforcuar kalimi në një lidership të ri.

Nëse të gjitha bashkë janë të vërteta, e gjitha kjo do të përfundojë në një pafajësi të këtij lidershipi dhe qartësi të Perëndimit, e të çojë në një rrugë të re të Kosovës sa i takon demokratizimit, por më e rëndësishme është që në negociata me Serbinë çon Kosovën në rrugën e integrimit përmes një agjende të qartë.

Dhe me ndërrim të elitave, me ardhjen e një brezi të ri që punon për demokratizimin e Kosovës anëtarësimin në institucionet ndërkombëtare dhe fut Kosovën në BE.

Spastrimi i klasës politike në Kosovë? Nuk do ta quaja spastrim, por freskim të elitave dhe atyre me eksperiencë. Duhen larguar ata që kanë përdorur shtetin dhe mënyra më e mirë do të ishte ta bënin vetë qytetarët. Shpresoj shumë që të shkohet te freskimi i elitave”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë