Akuzat për dhomën e përgjimeve, Kurti i përgjigjet Thaçit: Janë gënjeshtra dhe shpifje

Nuk kanë të mbaruar replikat mes kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit Hashim Thaçi.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje e quajti gënjeshtër dhe shpifje akuzën e kreut të shtetit, se ishte futur bashkë me ministrin e Brendshëm në detyrë në dhomën e përgjimeve të postës. Kundërpërgjigja e shefit të qeverisë erdhi pas një takimi me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.