Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Akuzat për inceneratorët, Ibrahimaj: Skemën e mashtrimit me TVSH e kemi referuar që prej 2018

Nga A2 CNN
6 Korrik 2022, 17:04 | Ekonomi
Akuzat për inceneratorët, Ibrahimaj: Skemën e mashtrimit me TVSH

Revolucioni imagjinar i opozitës, kështu e quan Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj akuzat e ngritura nga Partia Demokratike dhe LSI për mashtrimin me TVSH-në. Në një komunikim për median ministrja thekson se skema për evazionin fiskal janë referuar dhe shqyrtuar më herët nga hetimi tatimor, pa folur konkretisht për rastet më të fundit publike.

“Me procese të kryera vite më parë, nga administrata Në dhjetor të vitit 2018, administrata tatimore ka referuar pranë prokurorisë një skemë mashtrimi me TVSH. Janë referuar 20 subjekte dhe 24 individë përgjegjës për krijimin e këtyre skemave të mashtrimit”, tha ministrja.

Lidhur me pagesat që vazhdojnë për inceneratorët, Ibrahimaj pohon se do të jenë aktive për sa kohë ato mbeten subjekte të hetimit. “Ende nuk ka vendim përfundimtar për këto subjekte dhe për sa kohë nuk ka vendim gjykata, institucionet nuk mund të marrin masa. Ne kemi vijuar të respektojmë kontratën. Nuk kemi asnjë njoftim nga ndonjë institucion ligjzbatues apo të drejtësi për të marrë masa për këto kontrata”, tha Ibrahimaj.

Aktualisht janë 20 subjekte fiktive të cilat janë ndjekur përmes një procesi të gjatë që prej vitit 2018 dhe sot po gjykohen nga institucionet drejtësisë. Ministrja gjithashtu theksoi se rastet e evazionit  dhe skemave të mashtrimit qeveria po I lufton përmes digjitalizimit dhe ngritjes së modeleve të posaçme të riskut.

A2 CNN Livestream

Dita jonë