Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Akuzat për Kajmakun, PD: Identiteti i saktë vërtetohet nga numri i pasaportës

Nga A2 CNN
27 Gusht 2019, 14:10 | Politikë
Akuzat për Kajmakun, PD: Identiteti i saktë vërtetohet nga numri

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, publikoi një kopje të të dhënave në sistemin TIMS të Jorgo Totos, për të cilin PD thotë se është Agim Kajmaku, kryetari socialist i Bashkisë Vorë, për të vërtetuar se bëhet fjalë për të njëjtin person. Bardhi tha se pretendimet e PD, se Kajmaku është arrestuar në Greqi në vitin 2003 për një krim që dënohet deri në 10 vjet burg janë të vërteta dhe se ai e ka fshehur arrestimin në Formularin e Dekriminalizimit.

“Agim Kajmaku, alias Jorgo Toto, sot e kësaj dite, është me masë arresti me burg në fuqi në Greqi. Ai është në kërkim kombëtar nga drejtësia greke. Ai ndalohet nga ligji i dekriminalizimit të jetë kandidat për kryetar bashkie. Për fshehjen e krimit, ligji parashikon humbjen e menjëhershme të mandatit dhe burg deri në 4 vjet”, tha Bardhi në një konferencë për mediat.

https://a2news.com/2019/08/26/ceshtja-kajmaku-prokuroria-e-pergjithshme-kerkon-shenjat-e-gishterinjve/

Bardhi tha se numri i pasaportës që mbante shtetasi shqiptar Jorgo Toto kur është arrestuar në Greqi provon se ai është i njëjti person me kreun e Bashkisë Vorë. Në foton e publikuar nga PD Toto rezulton me atësi Imer dhe amësi Maxhe, ndërsa shtetasi i arrestuar ka deklaruar amësi Parashqevi dhe atësi Thanas. Sipas Bardhit, ai ka mashtruar në momentin e arrestimit, pasi emrat e prindërve nuk janë të shënuar në pasaportë. Megjithatë, numri i njëjtë i pasaportës provon, sipas Bardhit, se bëhet fjalë për të njëjtin person.

“Sipas sistemit shtetëror TIMS, Agim Kajmaku (që është ekzaktësisht personi që shikoni në foto), kur ka pasur emrin Jorgo Toto, i datëlindjes 06.07.1971, i biri i  Imer dhe Maxhe, ka qenë posedues ekzaktësisht i pasaportës me Nr. Z 0148497. Kjo është një provë e pakontestueshme që Jorgo Toto i arrestuar në Greqi me  pasaportën me nr. Z 0148497, është Jorgo Toto, që ju shikoni në foto, me pasaportën me nr. Z 0148497, dhe që sot mban emrin Agim Kajmaku”.

https://a2news.com/2019/08/26/pd-kajmaku-i-arrestuar-ne-janine-per-falsifikim-kartemonedhash/

Bardhi gjithashtu akuzoi Prokurorinë se po zbaton strategjinë e Kryeministrit Rama për të mbrojtur personat me rekorde kriminale që janë në pushtet. “Sipas ligjit të dekriminalizimit, gjurmët e gishtave nuk i kërkohen personit. Ato merren në sistemin e të dhënave shtetërore biometrike të shtetasve shqiptarë. Agim Kajmaku është i pajisur me pasaportë biometrike dhe shenjat e tij të gishtave gjenden në sistem. Sipas ligjit ato i kërkohen personit që t’i depozitojë vetëm nëse nuk ndodhen në sistem. Akti i paligjshëm i Arta Markut me kërkesën për dhënien e gjurmëve të gishtave, është një lojë e mirë menduar kriminale, që synon të vonojë dhe të mbrojë kriminelët e pushtetshëm të Edi Ramës. Mbi këtë fakt skandaloz dhe të paligjshëm të kryer në bashkëpunim nga Edi Rama dhe Arta Marku, Partia Demokratike ka informuar që dje, në mënyrë urgjente, të gjithë trupin diplomatik në vend”, tha Bardhi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani