Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Akuzë për trafik droge, Gjykata e Tiranës i jep “OK” ekstradimit në Gjermani të ukrainasit

Nga A2 CNN
9 Gusht 2022, 15:44 | Kronikë
Akuzë për trafik droge, Gjykata e Tiranës i jep “OK”

Gjykata e Tiranës i dha dritën jeshile ekstradimit në Gjermani të një 33-vjeçari të shumëkërkuar si trafikant droge, i arrestuar në Rinas në mars të këtij viti, teksa maskohej si refugjat ukrainas.

Samet Durmus, alias Rizvan Farkandinov, do të vihet në dispozicion të drejtësisë gjermane, e cila ka lëshuar dy urdhra-arresti ndërkombëtar ndaj tij. Referuar akteve të përcjella nga pala gjermane, rezulton se Durmus ose Farkandinov ka qenë pjesëmarrës në një organizatë kriminale, që kishte për qëllim trafikimin e lëndëve narkotike në Gjermani në vitin 2002. Ai dyshohet të jetë përfshirë në 36 episode kriminale. Masat e sigurisë “arrest në burg” janë caktuar ndaj tij nga Gjykata e Shtutgartit, i pari në vitin 2021 dhe i dyti në maj 2022, pas prangosjes së tij në Shqipëri.

Për të dy urdhrat, pala shqiptare ka lejuar ekstradimin e tij. Në seancën e fundit gjyqësore, Durmus ka shprehur pëlqim për ekstradimin, duke kërkuar të ishte sa më shpejt pranë familjes së tij në Gjermani.

33-vjeçari i lindur në Krime u arrestua teksa po kalonte tranzit në Rinas drejt Gjermanisë. Ndonëse paraqiti para autoriteteve dokumente me identitetin fals ukrainas Rizvan Farkandiov, ai u tradhtua nga gjurmët e gishtave, që rezultuan të njëjta me ato të Durmus, i kërkuar ndërkombëtarisht. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli