Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Aleanca kërkon shpjegime për hetimet për Teatrin, Liçaj apel gjyqtarëve: Merrni shembull nga Giovanni Falcone

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2021, 11:22 | Aktualitet

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ridepozitoi në SPAK kërkesën për t’u informuar mbi hetimin e deritanishëm të 10 kallëzimeve për “korrupsion” të bëra prej tyre kundër funksionarëve të lartë shtetërorë. Aktori Neritan Liçaj tha se SPAK duhet të bëjë njerëzit të besojnë të drejtësia e reformuar. “Çojeni bukën me dinjitet në shtëpi. Ndizini një sinjal shprese këtij populli, mos lini më që pushteti të abuzojë. Jeni ju në ballë të luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Merrni shembull nga Giovanni Falcone dhe Paolo Borselino. Do ta shihni që kur të shkoni në shtëpitë tuaja do të jeni krenarë”, tha ai.

A2 CNN Livestream

Dita jonë