Aleanca për Teatrin Kombëtar, kallëzim në Prokurori ndaj ekspertëve të Institutit të Ndërtimit

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës përgjegjësit e Institutit të Ndërtimit që kanë përpiluar ekspertizën mbi godinën e Teatrit Kombëtar, ku u mbështet edhe vendimi i Këshillit Bashkiak për shembjen e godinës që tashmë prej dy vitesh është në qendër të debateve.