Alimehmeti për vaksinimin: Kemi vështirësi komunikimi me studentët, detyrimi ka sjellë një lloj konflikti

Një nga debatet më të ndezura për sa i përket fushatës së vaksinimit në vend vjen nga auditorët e universiteteve. Studentët në vend duken skeptikë, dhe sipas epidemiologut Ilir Alimehmeti, pavarësisht arsyeve mjekësore ata kanë të drejtë për qasjen që është përdorur.
“Kemi një gap komunikimi me studentët, sado që përpiqemi me grupe më të vogla, tani po tentojmë auditorët. Pyetjet janë po të njëjtat, por detyrimi ka sjellë njëlloj konflikti, që dhe këtë e shprehin qartë edhe studentët e vaksinuar, si parim. Një tjetër çështje është se thonë se shumë prej tyre e kanë kaluar”, thotë epidemiologu i ftuar në A2 CNN.