Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

“Alo 116/111”, Vataj: “Grabitqarët seksualë” po e përdorin internetin për të rekrutuar viktimat

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2021, 20:45 | Aktualitet
“Alo 116/111”, Vataj: “Grabitqarët seksualë”

Mirgit Vataj, drejtues i linjës kombëtare për fëmijë, Alo 116/111, u shpreh në Debat me Alba Alishanin se më shumë se 150 raste të situatave të pakëndshme ndaj fëmijëve në internet janë raportuar vetëm në periudhën janar-tetor të këtij viti.

“Çështjet e sigurisë online të fëmijëve janë çështje më së shumti të raportuara te numri 116/111. Vitet e fundit ka filluar të rritet numri i raportimeve. Nga janari deri në fund të muajit tetor, në numrin e telefonit, por edhe në platformën online, kemi marrë më shumë se 150 raste ku fëmijët kanë raportuar një lloj situate të pakëndshme që ata kanë hasur. Këtu ka ndikuar edhe pandemia, pasi shumicën e aktiviteteve fëmijët po e bëjnë online”.

Më tej, ai u shpreh se Grabitqarët seksualë po e përdorin internetin për të rekrutuar viktimat e tyre, ndërsa theksoi se prindërit nuk e perceptojnë rrezikun.

“Në Shqipëri ka një problem shumë të madh. Prindërit, pavarësisht se mundohet të plotësojnë kërkesat e fëmijëve për të qenë në kontakt, për ta pasur akses në internet, në të njëjtën kohë kanë shumë pak informacion për aktivitetet online të fëmijëve. Fëmijët e konsiderojnë të mbrojtur. Prindërit nuk eperceptojnë rrezikun.

Një e dhënë tepër domethënëse ka të bëjë me një studim të brendshëm të Facebook dhe Instagram, i cili ishte mbajtur i fshehtë para se të publikohej nga punonjësja e Facebook. Një e dhënë tejet shqetësuese ishte se vetëm gjatë 8 muajve të parë të vitit 2021 janë hequr 25,7 milionë materiale me përmbajtje të abuzimit seksual të fëmijëve. Edhe fëmijët shqiptarë mund të abuzohen seksualisht në internet. Grabitqarët seksualë po e përdorin internetin për të rekrutuar viktimat e tyre. Kjo është një formë e sofistikuar për të kapur prenë e tyre”, u shpreh Vataj.

A2 CNN Livestream

Dita jonë