Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

Ambasadorët dështojnë, Franca kundër hapjes së negociatave

Nga A2 CNN
15 Tetor 2019, 09:04 | Politikë
Ambasadorët dështojnë, Franca kundër hapjes së

Pak përpara se të vendoset për nisjen e negociatave të pranimit në BE me vendet e Ballkanit Perëndimor, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, Franca ka përforcuar planet e saj për veton.

Në takimin e ambasadorëve të BE, pala franceze e ka bërë të qartë se nuk do të japë pëlqimin as për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut, njoftuan diplomatët të hënën në mbrëmje në Luksemburg. Franca është e izoluar në këtë pozicion në BE, por ajo duket e vendosur për të mos ndryshuar më.

https://a2news.com/2019/10/15/ministri-i-jashtem-gjerman-mbeshtesim-hapjen-e-negociatave-be-te-mbaje-premtimet/

Me refuzimin e negociatave të reja të pranimit në BE, qeveria e Parisit kundërshton jo vetëm të gjitha vendet e tjera të BE, por edhe presidenten e ardhshme të Komisionit të BE, Ursula von der Leyen dhe udhëheqësit aktualë të BE. Në një letër këta të fundit, kishin kërkuar nisjen e negociatave të pranimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Të dy vendet kanë përmbushur kushtet e kërkuara nga BE, thuhet në letrën e Leyen dhe liderëve të tjerë të BE. Tani është në lojë aftësia e BE për të mbajtur premtimet dhe për të parë nga ardhmja. Integrimi i mëtejshëm i Ballkanit Perëndimore, gjithashtu do të ndihmojë në mbrojtjen e interesave europiane.”

https://a2news.com/2019/10/12/hapja-e-negociatave-rama-nuk-jam-optimist-per-javen-e-ardhshme/

Megjithatë, qeveria franceze e shikon ndryshe. Ajo e konsideron përparimin e deritanishëm të reformave në të 2 vendet si të pamjaftueshëm. Ajo ka gjetur mbështetje vetëm në refuzimin e Shqipërisë. Për këtë janë dakord edhe Holanda dhe Danimarka.

Vendimi final për nisjen e negociatave do të merret të martën në ministerialin e BE në Luksemburg. Nëse Franca vendos veton aty, çështja pritet të ndezë diskutime të enjten në samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive në Bruksel.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani