Ambasadorët e vendeve të BE-së në selinë e PD, Basha tregon qëndrimet e opozitës

Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian zhvilluan në selinë e Partisë Demokratike një takim me kryetarin Lulzim Basha. Shembja e Teatrit Kombëtar ka shqetësuar trupin diplomatik në Tiranë, kryesisht atë të vendeve të BE-së, të cilët kanë reaguar dhe më parë mbi procedurën e ndjekur nga Bashkia e Tiranës dhe qeveria për çështjen. Pas takimit, kreu i PD dha një intervistë për gazetarët ku tregoi qëndrimet e mëtejshme të opozitës.