Ambasadori Italian: Teatri u shndërrua në fushëbetejë politike, por nuk i përket të huajve të ndërhyjnë

Ambasadori Italian Fabrizio Bucci vizitoi sot qytetin e Vlorës. Një vizitë kjo e vonuar nga masat kufizuese të pandemisë së koronavirusit, por që nuk e pengoi ambasadorin të shprehte vlerësimet për qytetin, të cilësuar “me karakter tipik italian, më duket sikur ndodhem në shtëpi”, dhe si një qytet me interes të madh për Italinë, nga pikëpamja ekonomike dhe turistike, ku sipas tij vitin e kaluar rreth 65 mijë italianë kanë pushuar në atë zonë.