Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Ambienti është viktimë e mendjes së njeriut”, rezervuari kthehet në moçal

Nga A2 CNN
14 Gusht 2020, 12:01 | Aktualitet
“Ambienti është viktimë e mendjes së njeriut”,

“Ambienti është viktimë e mendjes së njeriut”, shkruan tabela që është vendosur në vendin ku për dhjetëra vite ka qenë rezervuari i Gjinarit. Tani, në vend të tij, ka mbetur një gropë moçalore.

Kur ishte një rezervuar i mirëfilltë, përveç dobive në punët bujqësore dhe blegtorale, ai ishte edhe një vend turistik ku shumë vizitorë ndalonin të bënin fotografi. Por tani, ajo çka ka mbetur nga rezervuari i dikurshëm është vetëm balta.

Tharjen e rezervuarit për qëllime vaditjeje, në mungesë të kanaleve, e pranojnë edhe banorët e zonës. Mungesa e investimeve dhe indiferenca shumëvjeçare nga njësia administrative dhe Bashkia e Elbasanit në këtë zonë, po sjell pasojat e veta. Jo vetëm nuk është vënë dorë për asnjë nga problematikat e zonës, por po shkatërrohen edhe ato pak resurse që zona turistike e Gjinarit i pati trashëguar.

Madje për problematikën në fjalë nuk u gjend askush nga njësia administrative e Gjinarit dhe kontakti me zyrtarët lokalë u mundësua vetëm nëpërmjet celularit. Natyrisht faji për tharjen e rezervuarit iu la natyrës, edhe pse në shtratin e tij dukeshin qartë tubat e ujit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani