Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Amendamentet e kodit zgjedhor, anëtari i KQZ: Ka vend për ndryshime

Nga A2 CNN
24 Tetor 2019, 11:01 | Politikë
Amendamentet e kodit zgjedhor, anëtari i KQZ: Ka vend për ndryshime

“Një hap i mirë, por mund të sanksionohen rregulla edhe më të forta”. Ky është vlerësimi i Bledar Skënderajt mbin ndryshimet e propozuara për kodin zgjedhor. Anëtari i KQZ, megjithatë e sheh të panevojshme zgjidhjen komisionit që synon t’i japë fenomenit të shitblerjes së votave.

“Kërkimi apo dhënia e lekëve për të marrë votën, ofrimi i vendeve të punës për të marrë vota, të gjitha këto janë vepra penale, nuk kanë nevojë që kryetari i një partie të nënshkruajë një deklaratë ku të pranojë se nuk do të shkelë kodin penal”, thotë Skënderi.

Ajo që duhet sanksionuar në kod, sipas tij, është që palët të angazhon për proces korrekt, por kjo sipas tij, hyn te pjesa morale e integritetit të procesit. Për të ruajtur debatin në nivel teknik mbledhja  e komisionit të reformës do të zhvillohet pa mediat.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani