Amnistia e kapitaleve, a do shmangen paratë e krimit?

Në Shqipëri do të zbatohet një amnisti kapitalesh. E thënë ndryshe, do të futen në sistemin bankar dhe do të legalizohen para të fshehura dhe të padeklaruara.

Tentativa e parë për një nismë të tillë daton në vitin 2011, në kohën e qeverisë demokratike të drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha. Atëherë u hartua një ligj “Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor”, të krijuara deri në dhjetor të vitit 2010. Kjo amnisti iu falte pjesërisht tatimpaguesve borxhet tatimore dhe doganore. Tashmë është qeveria socialiste që hedh në debat publik një nismë të ngjashme.

Sot janë mësuar më shumë detaje lidhur me këtë amnisti, që kryeministri Rama e anonçoi për herë të parë në kongresin e Partisë Socialiste. Po cilat janë kategoritë që përfitojnë? Dhe a i duhet ekonomisë shqiptare një amnisti kapitalesh apo ajo i shërben për kredo politike më shumë qeverisë? A mund të përfitojnë prej kësaj nisme edhe persona që janë marrë me aktivitet kriminal, pavarësisht se qeveria e përjashton që zyrtarisht ata të jenë përfitues?

Për të diskutuar për këtë, unë kam në studio zotin Maksim Caslli, drejtor Ekzekutiv i kompanisë “Deloitte” në Shqipëri dhe Kosovë.