Amnistia e kapitaleve, ekspertët shpjegojnë avantazhet dhe risqet – A2

Amnistia e kapitaleve, ekspertët shpjegojnë avantazhet dhe risqet

Ekspertët janë të ndarë lidhur me ndikimin që amnistia e kapitaleve do të ketë tek ekonomia. Për ish-ministrin e Ekonomisë, Zef Preçi, nisma është populiste dhe krijon pabarazi mes atyre që kanë paguar çdo detyrim deri më tani dhe atyre që nuk kanë paguar.