Amnistia fiskale, Mima: Tentativë e mafies për ta kthyer Shqipërinë në një “lavatriçe” të madhe

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Florion Mima, komentoi në A2 nismën për amnisti fiskale, duke u shprehur se është ndërmarrë në këtë moment vetëm për të tërhequr vëmendjen nga mospërballimi i situatës së krijuar nga pandemia.

“Është totalisht jashtë fokusit të punëve të ditës që duhet të merret kryeministri, duhet të jesh kokëkrisur. Bëhet për të tërhequr vëmendjen pasi ka një dështim në përballimin e kësaj situate. Ka 6 javë që individët janë detyruar të ndërpresin marrëdhëniet me punët, me një urdhër administrativ, iu premtua se do të marrin një pagë dhe më shumë se gjysma e tyre janë në procedurë verifikimi. Koha ikën, ndërsa fëmijët nuk kanë bukë të hanë. Të marrë shembull nga shtetet e tjera ku çeku shpërndahet me urgjencë dhe më pas shihet nëse ka abuzime”.