Amnistia fiskale, Preçi: Struktura zbatuese, jo në varësinë e Tatimeve

Njësia Speciale që do të ngrihet për zbatimin e amnistisë fiskale duhet të jetë plotësisht e shkëputur nga Administrata Tatimore. I këtij mendimi është eksperti për ekonominë, Zef Preçi, i cili edhe pse është skeptik mbi rikthimin e shqyrtimit të draftit në Shtator nga qeveria, deklaron se ligji ka nevojë për ndryshime rrënjësore.