Amnistia, politika vendos për fatin e 600 të burgosurve – A2

Amnistia, politika vendos për fatin e 600 të burgosurve

Mazhoranca i rikthehet traditës së faljes se të dënuarve për fundvit. Drafti është ende në diskutim dhe pritet të kalojë në kuvend, por për miratim duhen 84 vota. Fati i mbi 600 të burgosurve varet kështu nga politika, por opozita e sheh me dyshim shpeshtësinë e këtyre amnistive pasi në horizont janë zgjedhjet lokale.