Analiza e Policisë: 100-ditëshi skadoi, 13 krime mafioze të pazbardhura

Afati 100-ditor i vendosur nga kryeministri Rama për Policinë skadoi ndërsa ngjarjet kriminale vijojnë të mbeten të pazbardhura. Veç atyre për motive banale siç ishin javën e fundit plagosjet e trefishta në Tiranë, ajo që mbetet shqetësuese janë ato të krimit të organizuar. Shumica e krimeve të rënda mbeten ende pa autor ndërsa 5 janë qarqet më problematike.