Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Analiza e shifrave dhe moralit. PD me dy kandidatë, disavantazhi kryesor përballë pushtetit

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2022, 17:09 | Politikë
Analiza e shifrave dhe moralit. PD me dy kandidatë, disavantazhi kryesor

Zgjedhjet vendore të 14 majit po afrojnë dhe Partia Demokratike e përçarë në dy grupime do të dalë me 2 kandidatë në këtë garë elektorale. Po si do të ndikojë kjo në përballjen që opozita do të ketë me mazhornacën socialiste. Për mikrofonin e A2 CNN analistët Agim Baçi dhe Erlis Çela e lexojnë ndryshe situatën, por të dy bien dakord që opozita është në disavantazh përballë socialistëve për shkak të përçarjes.

“Kjo mund t’i nxjerrë humbëse, me të vërtetë numrat janë të rëndësishëm në zgjedhje, por nuk mund të anashkalojmë aspektin moral. Kemi një precedent në vitin 2013, ishte një parrullë “të bëhen bashkë qelbësirat vetëm që të ikë kundërshtari”. Nuk e di nëse kanë bërë, sepse në këto kushte ku jemi i takon që të jenë kontributorë të kësaj gjendjeje”, thotë Baçi për A2 CNN.  

Ndonëse të dyja grupimet pretendojnë se PD është e përçarë vetëm në grupin parlamentar, ngjarje të ndodhura në ditët e fundit si ajo e Kurbinit ku demokratët drejtuan armët ndaj njëri-tjetrit tregon një panoramë ndryshe nga ajo çfarë duan të theksojnë palët. “Nuk mund të presim që në bazë të jenë kaq politik saç është Berisha që ulet me armikun e tij politik për zgjedhjet sikur 0,1 për qind të mendojë ndryshe nga PD që drejton Berisha prishin punë, ndikon edhe psikologjikisht negativisht. Kjo ka efekt tek elektoratit gri dhe mobilizimit të mbështetësve demokratë”., thotë Baçi.

Në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit atëherë kryetari Basha dhe njerëzit e tij nuk fituan asnjë bashki, por ky grupim tashmë I drejtuar nga Alibeaj, ka marrë guximin që sërish të dalë me kandidatët e vet në zgjedhjet e 14 majit duke nisur dhe prezantimin e tyre. “Nuk e kuptoj dot. Basha qëndron pas këtij grupimi por ka një vit që nuk zbret në bazë. Si do të dalësh me kandidatë, kur “de facto” ai ka lëshuar selinë dhe drejtimin e partisë”, thotë Çelaj.

“Unë nuk e shikoj aktiv Alibeajn, nuk e kam parë t’u shpjegojë demokratëve se cila është alternativa e tij, se pse do të vazhdojë këtë betejë, duhet të qartësohet para demokratëve se pse nuk bashkohet me Berishën”, thotë Baçi.

Baçi dhe Çela bien dakord të dy se rezultati i opozitës më 14 maj do të bëjë që të dyja palët të drejtojnë gishtin ndaj njëra-tjetrës, për më tepër kjo do të ndikojë negativisht edhe ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

https://a2news.com/2022/11/30/rubla-ruse-apo-para-krimi-financimi-i-fushates-analistet-ska-vullnet-per-transparence/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani