Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Andoni: Kurti-Osmani përfaqësojnë brezin e ri të politikanëve në Kosovë, në Shqipëri nuk po ndodh

Nga A2 CNN
14 Janar 2021, 21:21 | Kosova
Andoni: Kurti-Osmani përfaqësojnë brezin e ri të

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani përfaqësojnë brezin e ri të politikanëve që ka marrë përsipër ndryshimin në Kosovë. Kështu e sheh analisti Ben Andoni bashkëpunimin e kreut të Vetëvendosjes dhe Vjosa Osmanit për të garuar së bashku në zgjedhjet e 14 shkurtit, ndërsa në Shqipëri nuk po riciklohen partitë e vjetra.

“Kishte kohë që pritej zyrtarizimi i Osmanit me Kurtin që në momentet e para të zgjedhjeve të shkuara është konfiguruar afërsia e tyre. Drejtuan bisedat në qeverinë e shkuar që dukej se ishin më tepër se përfaqësimet e partive reciproke. Përfaqësojnë brezin e ri të politikanëve të Kosovës se brezi i tyre e ka marrë përsipër ndryshimin në Kosovë, kurse tek ne nuk po riciklohen partitë e vjetra. Kurti bashkë me Vjosën mendon që t’i japë një fytyrë tjetër Kosovës dhe kanë të gjithë mundësinë ta bëjnë këtë, se Kosova është e bllokuar për shkak të konfuzionit të BE, për shkak të lëshimeve të mëdha që do t’i bënte edhe Kurti po të ishte në pushtet. Ka ardhur koha që ta administrojnë Kosovën me trashëgimi të njëjtë, por me forma të ndryshme”.

Në këndvështrimin e tij Andoni thotë se Vjosa Osmani e ka përdorur LDK-në më shumë seç duhet, sikurse edhe Tiranën me mesazhet që dha në funksion të saj.

“LDK vjen në këto momente me një imazh të lodhur për shkak të përçarjeve brenda saj dhe Vjosa me shumë zgjuarsi, por jo shumë korrekt moralisht u shkëput nga kjo parti dhe e përdori partinë më shumë seç duhet. Vjosa edhe Tiranën e përdori për qëllimet e saj”.

Andoni e konsideron të tepërt që Kurti dhe Osmani iu drejtuan njëri-tjetrit me titujt kryeministër dhe presidente, por përmes kësaj dhanë një mesazh për të treguar vendosmërinë e qartë të pozicioneve të tyre.

Andoni thotë se Kurti dhe Vjosa Osmani e duan shumë kultin personal, por koalicioni i tyre i jep më shumë vota Kurtit dhe Osmani do t’i shërbejë Vetëvendosjes, ndërsa shton se Haradinaj edhe pse nuk është i dashur nga Perëndimi do të bëjë çmos që t’i pengojë.

 “Të dy e duan shumë kultin personal. Kurti ka dalë mbi emrin e vetëvendosjes, nuk thua më partia Vetëvendosje, por e Kurtit. Vjosës nuk i rri formacioni politik për shkak të marifeteve politike që ka bërë, por egoja e saj është e njëjtë me të Kurtit dhe koalicioni i tyre i jep më shumë vota Kurtit se Vjosës. Që të krijosh duhet të jesh në formacion. Ajo identifikohet me një listë njerëzish. Vjosa do i bëjë shërbimet më të mira Vetëvendosjes në mënyrë që të ketë mundësi më të mëdha me këto akrobacitë pas votimeve. Haradinaj nuk është i dashur për perëndimin, por aktor i dashur në Kosovë dhe do bëjë çmos t’i pengojë që të dy”.

Sipas Andonit, kryeministri Avdullah Hoti ka luajtur shumë mirë pjesën teknokrate, për të cilën ka nevojë Kosova e lodhur nga bajraktarizmi i pushtetit, por edhe Shqipëria.

"Hoti ka luajtur më mirë se kushdo kryeministër pjesën teknokrate dhe në fund u dorëzua para Trump. Kosova është e lodhur me zvarritjen e dialogut, me problematikën e vizave. Kosova është e lodhur nga bajraktarizmi i pushtetit, Kosova ka nevojë për teknokratë. Hoti nuk drejtoi keq. Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë për njerëz teknokratë”.

Shqetësim për Andonin është fakti që Kosova duket se i ka harruar ata që janë në Hagë, duke shfaqur një lloj kënaqësie ndërsa komenton emrat e LDK-së dhe PDK-së.

“Në Kosovë, ka një lloj kënaqësie që ata janë në Hagë.  Nuk flitet fare për ata që janë në Hagë, Vjosa e sulmoi Thaçin, do bënte mirë të heshte në fillim dhe ata pothuaj se i kanë harruar tani. Problemi është që kjo lista do vazhdojë të shtohet apo jo, por emrat kryesorë janë shmangur. PDK ka një njeri që ka vizion për politikën e jashtme. Enver Hoxhaj ka staturë dhe ka mbijetuar në politikën e të fortëve. Ndërkohë, LDK ka filluar të thërrasë komponentë të shoqërisë civile, se vetë qënia e Mustafës është pak e kalcifikuar sikurse PDK, dhe ata nuk janë as plus as minus, por shqetësimi është që Kosova gati i ka harruar ata”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë