Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Andrea Mano: Basha nuk e mbështeti projektin tonë, shpresuam që humbja do të lexohej drejt

Nga A2 CNN
28 Korrik 2021, 10:19 | Politikë
Andrea Mano: Basha nuk e mbështeti projektin tonë, shpresuam që

14 anëtarë të kryesisë së Partisë Demokratike në qarkun e Korçës, mes tyre edhe sekretari i degës, kanë dhënë dorëheqjen nga të gjitha funksionet e tyre. Listën e Anëtarëve të dorëhequr e kryeson Andrea Mano, për vite me radhë në strukturat drejtuese të PD-së.

Pas humbjes së 25 prillit dhe procesit të brendshëm në PD, të dorëhequrit thonë se Lulzim Basha po e kthen Partinë Demokratike në një parti klienteliste dhe në funksion vetëm të interesave të tij personale.

“Largimi nga funksionet është një kulturë që duhet të futet në Shqipëri, duhet të ishte bërë qoftë nga kryetari, qoftë nga strukturat drejtuese. Kemi pasur edhe shpresa mos ndoshta humbja do të lexohej drejt nga kryetari i partisë, do të kishim zhvillime që do ta bënin më demokratike partinë. Por pamë një lloj arrogance nga kryetari, qoftë në rizgjedhje, qoftë me ato që bëri më pas”, tha Mano në një intervistë për Ditarin në A2. “Ne gjykuam që projekti i nisur në Korçë, i cili nuk pati mbështetjen e kryetarit Basha, nuk kishte arsye pse të ekzistonte. Ne jemi munduar ta lexojmë qartë dhe pastër rezultatin në zgjedhje. Këta njerëz që kanë drejtuar partinë kanë menduar se dorëheqja do t’i bëjë mirë Partisë Demokratike”.

https://a2news.com/2021/07/27/largohen-nga-pd-13-anetare-ne-korce-mes-tyre-dhe-andrea-mano-te-revoltuar-nga-arroganca-e-lidershipit/

Mano ishte pozicionuar në vend të 7 në listën e PD-së për Korçën në zgjedhjet e 25 prillit, por ai mohon që të ketë dhënë dorëheqjen për arsye se është ndjerë i pavlerësuar. “Pritshmëria nuk ka qenë 5 mandate. Ju garantoj që ka qenë një nga degët më të mira në Shqipëri, por me sa duket në politikë nuk është në interesin e disa personave kur ke një degë të fuqishme, fillojnë përçartjet. Pritshmëria që kemi pasur ka qenë 6 mandate për të siguruar fitoren në qarkun e Korçës”.

Ai thotë se për rezultatin e qarkut përgjegjës është drejtuesi politik. “Gjithçka nis fillimisht te kryetari i partisë dhe në fund të fundit është përgjegjësi e tij në momentin që nuk merr rezultatin”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu