Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Anëtarët e KQZ-së, sfidat e 25 prillit, ankimimet dhe teknologjia

Nga A2 CNN
20 Tetor 2020, 11:26 | Politikë
Anëtarët e KQZ-së, sfidat e 25 prillit, ankimimet dhe teknologjia

Brenda tetorit, nisur nga shifrat e gjendjes civile për lëvizjen e popullisë, komisoni rregullator do të përcaktojë sesa deputete do të ketë secili qark.

Më herët ishte folur për një ndryshim të hartës së shpërndarjes së mandatateve, duke i hequr nga një, Dibrës e Gjirokastrës, për t’ia kaluar Tiranës, por vendimmarrja, e para kryesore do të zyrtarizohet në ditët në vijim nga struktura e re e Kqz-së.

Në garë me lista që mundësojnë shprehjen e preferencës për kandidatin, por dhe me një fletë ndryshe votimi, që pritet të numërohet 2 herë, Ledio Braho nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve parashikon fluks të lartë ankimimesh.

Por sa e lehtë është të koordinohet vendimmarrja në një KQZ me 3 shkallë?

“Në përjashtim të dy rasteve të veçanta që shpërndahen mandatet dhe që shpallet rezultati, që merret me një votim 3 me 2, çdo votim tjetër, çdo akt miratohet me një votim ku votojnë minimalisht 4 anëtarë”, shprehet Dritan Caka nga Komisioni Rregullator.

Vonesat në kodin zgjehdor që mund të vijnë prej kthimit mbrapsht të Presidentit nuk përbëjnë prolem për anëtaret e kqz-së. Ndërkohë, sfida e radhës me kohën pritet të jetë ajo për teknologjinë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani