Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Anëtari i Autoritetit të Dosjeve: Jemi të pavarur, por kërkojmë manualisht miliona dokumente

Nga A2 CNN
30 Janar 2019, 15:08 | Aktualitet
Anëtari i Autoritetit të Dosjeve: Jemi të pavarur, por

Për të folur për dosjet e ish bashkëpuntorëve të Sigurimit të Shtetit diskutoi në studio Altin Hoxha, një nga anëtarët e Autoritetit për Informimin mbi dokumentet e Ish Sigurimit të Shtetit.

Siç tha dej dhe kreu i Autoritetit, Genta Sula, janë kryer më shumë se 1500 kërkesa, ku të paktën 30 dosje kanë dalë me probleme.  Edhe pse nuk dëshiron të flasë konkretisht për dosjet problematike, zoti Hoxha saktëson që “Autoriteti thjesht informon, pastaj për vërtetësinë e dokumenteve dhe për pasojat  është Gjykata që jep fjalën e fundit”.

Sipas Hoxhës, Autoriteti deri më tani nuk patur ndikime politike,  duke specifikuar, “ e them me siguri nga pikëpamja ime”, dhe është bazuar gjithmonë mbi faktet.

https://a2news.com/2019/01/29/sula-verifikimi-i-sakte-jemi-te-hapur-per-hetime/

Duke shpjeguar funksionimin e Autoritetit, Hoxha thotë që Autoriteti lëviz vetëm pas një kërkese institucionale, dhe nuk vepron për iniciativë personale.

Nuk mungojnë problematikat, dhe Hoxha i thekson. Përveç stafit të limituar, ai thotë që problem është  “gjendja e dosjeve ashtu siç i kemi trashëguar nga institucionet e tjera, si Ministria e brendshme dhe Shërbimet informative, sepse dokumentet “fizikisht ndodhen ende aty ku kanë qenë, shumë larg nga zyrat tona, dhe janë të papërpunuara”.

Sipas tij, duhet kontrolluar manualisht mijëra dokumente për çdo kërkesë, me pasoja që “mund të mos depërtohet çdo dokument”, kur ekzistojnë rreth 30 milionë të tilla.    

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu