Anije lufte në Mesdhe! Greqia ultimatum Turqisë, Ankaraja: Nuk largohemi

Në Mesdheun Lindor po fryn erë lufte. Si Ankaraja ashtu edhe Athina kanë pozicionuar anije luftarake në zonën detare mes Greqisë dhe Qipros, pasi Turqia njoftoi se kishte nisur kërkimet për gaz dhe naftë. Turqia dërgoi të hënën anijen sizmografike Oruc Reis, dhe disa të tjera shoqëruese, ndërsa tha së do të niste kërkimet dy javore në zonën e diskutueshme. Anijet luftarake greke janë dërguar në zonë, dhe po monitorojnë aktivitetet e anijes turke ndërsa ushtria është në gatishmëri. Por presidenti Recepp Tayip Erdogan e bëri të qartë mbrëmjen e së hënës se vendi i tij nuk do të kufizojë eksplorimet në det të hapur.