“Anima Rara”, zëri i Ermonela Jahos triumfon sërish

Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho triumfon me albumin “Anima Rara”. Juria e Çmimeve Ndërkombëtare të Muzikës Klasike e ka vlerësuar albumin e saj si më të mirin e muzikës vokale. Por, në mesazhin e saj, artistja nuk harron të falenderojë bashkëpunëtorët.