Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Ankimi ndaj Tatimeve, ndryshojnë procedurat

Nga A2 CNN
5 Prill 2019, 12:09 | Ekonomi
Ankimi ndaj Tatimeve, ndryshojnë procedurat

Nëse doni të ankoheni kundër masave të Administratës Tatimore, kanë hyrë në fuqi disa ndryshime të miratuara në Paketën Fiskale 2019.

Tashmë nuk mund bëhen objekte ankimi për bllokimin e veprimtarisë, në rast se subjekti ka qenë i paregjistruar apo ka pasur shkelje në përdorimin e kasës fiskale. Po ashtu, hiqet e drejta e ankimit për veprimet e tatimorëve, për të cilat është shprehur më parë Drejtoria e Apelimit Tatimor apo Komisioni për Shqyrtimin e Apelimeve Tatimore.

Për rastet e tjera, ankimi edhe nëse dorëzohet brenda afateve pranë një organi jokompetent, do të quhet sikur i ka respektuar afatet.

Ndërkohë, qeveria nuk ka dëgjuar kërkesat e sipërmarrjes për mospagimin e detyrimeve tatimore të apeluara. Por tatimpaguesi nëse nuk e ka paguar këtë detyrim, duhet të dorëzojë një garanci bankare, ku nuk do të përfshihen gjobat dhe kamatëvonesat e llogaritura.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu