Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Ankimimet e zgjedhjeve, Kolegji rrëzon padinë e PD e LSI për qarkun e Durrësit

Nga A2 CNN
9 Qershor 2021, 19:50 | Politikë
Ankimimet e zgjedhjeve, Kolegji rrëzon padinë e PD e LSI për

Kolegji Zgjedhor rrëzoi paditë e opozitës edhe për qarkun e Durrësit duke i cilësuar si të pabazuara në prova. PD dhe LSI kërkonin pavlefshmëri dhe ripërsëritje të zgjedhjeve në këtë qark. 

Përfaqësuesi ligjori i Partisë Demokratike e cilësoi vendimin e Kolegjit si refuzim për të hedhur dritë mbi masakrën e pretenduar zgjedhore për të cilën flet opozita.

“Qarku i Durrësit edhe shembulli me flagrant si ka funksionuar skema kriminale e blerjes së votës. Duke refuzuar për të marre prova refuzuan të bëjnë transparencë për masakrën zgjedhore”, u shpreh Marash Logu.

Në seancat e mëparshme Kolegji Zgjedhor ka vendosur kundër opozitës edhe për qarkun e  Gjirokastrës, Vlorës, Beratit dhe Tiranës. Në radhë për shqyrtim janë paditë për qarkun e Shkodrës dhe atë të Korçës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani