Anuloi zgjedhjet, Meta: Procesi zgjedhor fiktiv dhe farsë, rrezik real për tension

Pasi tërhoqi dy ditë më parë dekretin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Presidenti Ilir Meta doli në një konferencë për mediat mëngjesin e sotëm, për të dhënë arsyet e këtij vendimi. Meta u shpreh se zgjedhjet nuk mund të jenë një ditë përçarje. Ai tha se Kushtetuta i jep të drejtën vetëm Presidentit të caktojë datën e zgjedhjeve. “Jam sot para jush për shfuqizimin e dekretit për datën 30 qershor për zgjedhjet lokalet. Presidenti i Republikës është i vetmi organ që mund të vendosi datën e zgjedhjeve. Kushtetuta përcakton se Presidenti përcakton datën e zgjedhjeve. Sipas Kushtetutës, pa pasur një datë nga Presidenti, zgjedhjet nuk mund të zhvillohen. Partitë politike të opozitës nuk janë regjistruar për zgjedhjet lokale. Zgjedhjet nuk mund të jetë një ditë përçarje. Kjo ka bërë që jeta politike parlamentare të pësojë një krizë përfaqësimi. Shqipëria po kalon edhe një krizë kushtetuese. Së fundmi edhe Gjykata e Lartë ka dalë jashtë funksioni”, tha Meta.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN