Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Apel për shpëtimin e tyre, gratë e luftëtarëve të uzinës Azovstal takojnë Papën

Nga A2 CNN
11 Maj 2022, 18:31 | Bota

Bashkëshortet e dy luftëtarëve të fundit të Ukrainës të mbetur në uzinën e çelikut në Mariupol i kërkuan Papa Françeskut që të ndërhyjë për shpëtimin e tyre.

“Dorëzimi ndaj Rusisë nuk është një opsion”, theksuan Kateryna Prokopenko dhe Yuliya Fedosiuk. Ato biseduan me Papa Françeskun për rreth 5 minuta në fund të meshës në Sheshin e Shën Pjetrit, duke i bërë apel që të ndërhyjë drejtpërdrejtë tek presidentin rus, Vladimir Putin, për t’i lënë dy luftëtarët të largohen nga Azovstal.

 “Shpresojmë që ky takim të na japë ne një shans për të shpëtuar jetët e tyre. Jemi gati për veprimet e Papës, nga delegacioni I tij dhe ushtarët tanë janë gati të evakuohen për në një vend të tretë, janë gati të ulin armët e tyre në rast të një evakuimi”, Kateryna Prokopenko, bashkëshorte e luftëtarit Denis.

Takimi me Papën

 “Më lejoni të tregoj një histori nga Azovstal… bashkëshkorti më shkruajti dy ditë më parë duke më pyetur të gjeja një artikull se sa gjatë mund të jetohet pa ujë. Pra kjo është situate, dhe ju mund ta kuptoni se atyre po u mbaron uji, nuk kanë ushqim dhe medikamente. Ata po vdesin çdo ditë”, Yuliya Fedosiuk, bashkëshorte e ushtarit Arseniy. Mariupoli, qytet port në Detin Azov, ka përjetuar luftimet më shkatërruese të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Dy gratë, të cilat folën të martën me bashkëshortët e tyre, përmendën Zvicrën dhe Turqinë si palë të mundshme ndërmjetëse për evakuimin e tyre. Papa u tha atyre se do të bëjë gjithçka për shpëtimin e luftëtarëve, ndërsa më herët I ka shkruar presidentit Putin për një takim, por ende nuk ka marrë përgjigje.

A2 CNN Livestream

Dita jonë